EKSKLUZIVE: BASHKIMI(F) ARRIN MARRËVESHJE ME QENDRËN AMERIKANE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, po vazhdon thuajse për çdo ditë që të përforcojë radhët e veta me basketbolliste cilësore për stinorin e ri.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se skuadra e vjetër nga qyteti i lashtë i Prizrenit, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me qendrën amerikane, Jaleesa Avery për edicionin e ri 2020/21.
Avery e gjatë 1.85cm, luan në pozitën e qendrës dhe në dy stinorët e fundit, ishte pjesë e skuadrës ”Morehead State University” nga liga e njohur e kolegjeve në SHBA, NCAA. Me ekipin në fjalë, qendra amerikane stinorin e kaluar kishte mesatare prej, 6.6 pikë, 4.3 kërcime dhe 0.9 asistime për ndeshje.
Skuadra prizrenase në ditët në vijim pritet të përforcohet edhe me lojtare të tjera dhe deri më tani përpos vazhdimit të bashkëpunimit me lojtaret kyçe nga stinori i kaluar, vashat prizrenase janë përforcuar edhe me Marigona Rushitin, Diedona Halitajn, si dhe plejmejkeren amerikane, Le’Jzae Davidson.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.