Basketboll

DETAJET VENDOSIN, HOUSTONI KALON OKLAHOMAN ME SHUMË FAT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ishte pritur që Houston Rockets ta kalojë shumë lehtë, Oklahoman në fazën e parë të play off-it në NBA, por ekipi i Billy Donovan humbi ngushtë në ndeshjen e fundit të mundshme të serisë.

Houstoni e kaloi serinë ndaj Oklahomas, natën e mbrëmshme dhe atë ndër ‘vrimën e gjilpërës’, për faktin se ndeshjen e fundit mes këtyre skuadrave, ‘raketat’ e fituan ngushtë me rezultat, 102-104 dhe u kualifikuan në gjysmëfinale të perëndimit.

Në këtë fitore shumë të rëndësishme të Houstonit, rolin krucial e patën, Robert Covington e Eric Gordon me nga 21 pikë, por të ndihmuar edhe nga James Harden i cili realizoi 17 pikë dhe mund të thuhet se skuadra e Houstonit u kualifikua falë bllokadës së tij, ndaj Luguentz Dort të cilit i’u bllokua gjuajtja për 3 pikë nga Harden.

Në anën tjetër tek Oklahoma s’mjaftuan për fitore, Luguentz Dort me 30 pikë, kurse Chris Paul realizoi triple-double me 19 pikë, 12 asiste dhe 11 kërcime.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 3-4, Houston Rockets kaluan në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, atje ku do të takohen me Los Angeles Lakers dhe ndeshja e parë mes tyre luhet më 5 shtator. /AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=1eO-QbbLFqo&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.