CAKTOHET DATA E FUNDIT PËR PARAQITJEN E KLUBEVE PËR EDICIONIN E RI
Federata e Basketbollit e Kosovës nëpërmjet një njoftimi zyrtar sot, ka bërë të ditur për të gjitha klubet se, afati i fundit për paraqitjen për edicionin e ri është data 10 shtator në ora 14:00.
Deri me këtë datë, të gjitha klubet e Superligës, por edhe të kategorive të reja duhet të paraqiten për edicionin 2020-2021.
Klubet pas plotësimit me të dhënat, i njëjti formular së bashku me certifikatën e regjistrimit të OJQ-së duhet ta dërgojnë në adresën elektronike: komesari@basketbolli.com.
Ndërkohë, ditë më parë, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës duke i parë zhvillimet e fundit me pandeminë COVID-19, në bazë të kompetencave të veta statutare, unanimisht ditë më parë kishte marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri në basketboll 2020/21. Edicioni i ri në basketboll ka qenë i programuar të fillojë më 16.09.2020 me ndeshjet e Superkupës së Kosovës në të dyja konkurrencat dhe më pas të vazhdojë me garat e edicionit 2020-2021.
Bordi i FBK-së ka marrë vendim që të shtyjë fillimin e edicionit të ri për një muaj, më saktësisht që edicioni i ri të fillojë më 14.10.2020, kur edhe do të organizohen ndeshjet e Superkupës së Kosovës. Ndeshjet e play-outit gjithashtu do të shtyhen për një muaj.
Komentet janë të mbyllura.