Basketboll

DËSHPËRUESE: VETËM DY SKUADRA KOSOVARE, AKTIVE NË TREGUN E TRANSFEREVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kur kanë mbetur edhe më pak se një muaj e gjysmë për të nisur stinori i ri në elitën e basketbollit të Kosovës, shumica e skuadrave kosovare ende janë në ‘gjumë’ të thellë.

Përveç dy skuadrave nga Superliga jonë, Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni që janë afër kompletimit të rostereve për edicionin e ri, skuadrat e tjera janë në gjumë total dhe së paku zyrtarisht, ende as më e vogla lëvizje nga to nuk është bërë.

Prishtina, Peja, Bashkimi, Rahoveci, Trepça e Vëllaznimi, janë ekipet të cilat nuk kanë prezantuar asnjë edhe një risi të vetme për publikun, për edicionin e ri i cili pritet të nisë fillimisht më 14.10.2020 me ndeshjet e Superkupës e më pas të vazhdojë me ndeshjet e kampionatit .

Ndërsa deri tani, skuadra më aktive në merkaton e verës në basketbollin e Kosovës, është Golden Eagle që ka njoftuar për risi të shumta, fillimisht vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin nga Mali i Zi, Dragan Radoviç, pastaj ardhjet e reja, shqiptari nga Mali i Zi, Blendi Avdili, plejmejkeri amerikan, Cody John, si dhe rinovimin e kontratave me lojtarët kyçë nga edicioni i kaluar, Valon Bunjaku, Samir Zekiqi, Rilind Krasniqi dhe Egzon Kuqi. Ndërsa tek therandasit risitë nuk pritet të ndalen me kaq, për faktin se janë premtuar edhe ardhje të tjera, sikurse vendore ashtu edhe të huaja.

Skuadra tjetër që e ka filluar aktivitetin në basketbollin e Kosovës, është edhe ajo e Ponte Prizrenit e cila ka rinovuar kontratat me basketbollistët kyçë nga viti i kaluar, si Urim Zenelaj, kapiteni Qëndrim Ajazaj, Blendi Matoshi, Mendrit Ademi, plejmejkeri amerikan, Ty Nichols dhe me disa nga basketbollistët e rinjë dhe sikurse Ylli edhe Ponte Prizreni ka paralajmëruar ardhje të reja në skuadër.

Shpresojmë që skuadrat e basketbollit kosovar të zgjohen nga ‘gjumi’ sa më parë dhe ti kthehen punës, sepse jemi ndoshta vendit i fundit në rajon dhe më gjerë që jemi mbrapa me përgatitje dhe për këtë duhet të reflektohet sa më shpejtë të jetë e mundur.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.