Basketboll

ANTETOKOUNMPO NË MËDYSHJE PËR NDESHJEN E SONTME

Prishtinë(AsistiOnline)  – Super-ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo është në mëdyshe për ndeshjen e sontme vendimtare, që skuadra e tij e zhvillon ndaj Miami Heat në kuadër të gjysmëfinales së Konferencës Lindore në NBA.

Giannis Antetokounmpo pësoi një ndrydhje të këmbës së djathtë në ndeshjen e tretë kundër Miamit dhe tash paraqitja e tij është dyshimtë për lojën e 4-të që është vendimtare për ekipin e tij, sepse me humbje eliminohen nga plej off’i.

Giannis u dëmtua në çerekun e parë të ndeshjes së tretë mes skuadrave, por vazhdoi të luante. Pas ndeshjes, ai deklaroi se dëmtimi i tij nuk ishte serioz, por tash po del të jetë i tillë dhe ende nuk dihet nëse do të luaj sonte.

Miami po kryeson 3-0 në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore dhe Milwaukee është një humbje larg nga fundi i sezonit të tyre.

Ndeshja e sontme e serisë, luhet nga ora 21:30 me kohën tonë lokale. /AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=HFzn3JZO_NU

Komentet janë të mbyllura.