Basketboll

KAMPIONI RIKTHEN SHPRESAT, SERIA BARAZOHET

Prishtinë(AsistiOnline) – Toronto Raptors e kanë fituar edhe sfidën e dytë me radhë ndaj Boston Celtics në kuadër të serisë gjysmëfinale të lindjes në NBA.

Raptors kanë arritur të mposhtin Celtics me rezultat, 93-100 në një ndeshje tejet interesante që ishte e barabartë sidomos në pjesën e parë, ndërsa njejtë vazhdoi edhe në të dytën, duke bërë që detajet ta përcaktonin fituesin e sfidës.

Pascal Siakam me 23 pikë e 11 kërcime dhe Kyle Lowry me 22 pikë e 11 kërcime, spikatën në këtë fitore të Raptors.

Tek Bostoni s’mjaftoi për fitore, Jayson Tatum me 24 pikë e 10 kërcime.

Pas kësaj fitore të Torontos mbrëmë, seria e ndeshjeve mes skuadrave barazohet në 2-2 dhe ndeshja e pestë e serisë luhet më 8 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=i90nDx-85lY

Komentet janë të mbyllura.