Basketboll

ZYRTARE: ”FINAL FOUR” 2020/21 I EUROLIGËS MBAHET NË KËLN TË GJERMANISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Tashmë është edhe zyrtare, ”Final Four” i Euroligës për stinorin 2020/21 do të mbahet në Këln të Gjermanisë.

Drejtuesit e Euroligës konfirmuan se Këlni i Gjermanisë do jetë mikpritës i ”Final Four”-it të Euroligës për vitin 2021.  Me kompleksin ”Lanxess Arena” planifikuar fillimisht për të qenë vendi i ”Final Four” i 2020, por që ky stinor u anulua shkaku i pandemisë.

Euroleague Basketball është krenar të njoftojë se ”F4” i Euroligës 2021, po drejtohet për në Këln, Gjermani, ku ishte planifikuar pranverën e kaluar por nuk mund të mbahej për shkak të pandemisë globale COVID-19. Me një bindje për të mbështetur qëllimet e tyre të përbashkëta, Euroleague Basketball dhe Këln kanë rënë dakord të shfrytëzojnë një mundësi të re për të sjellë basketbollin më elitar të kontinentit në qytetin e katërt më të madh të Gjermanisë. Këln do të bëhet epiqendra e basketbollit ndërkombëtar nga 28 deri më 30 maj 2021, dhe Lanxess Arena, e cila ka qenë organizuese e ngjarjeve të mëdha sportive për 21 vjet, është skena në të cilën do të kurorëzohet një kampion i ri i EuroLeague”, thuhet në njoftimin e Euroligës.

”Lanxess Arena” ka një kapacitet prej më shumë se 18,000 spektatorësh që do të përshtaten me organizimin e ”Final Four”-it. Në vitin 2019, arena u rendit në vendin e tretë të ngjarjeve më të suksesshme në botë me pothuajse dy milion bileta të shitura në rreth 180 ngjarje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.