FETAHU PËR ”LIGËN UNIKE”: PROMOTORE E BASKETBOLLIT SHQIPTARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu është shprehur tejet i lumtur me nënshkrimin zyrtar për krijimin e ligës mbarë kombëtare shqiptare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në fjalimin të cilin e pati ai, para nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes u shpreh kështu:
“Jam shumë emocional në këtë ditë sikur kjo, ku po finalizojmë ligën unike të basketbollit. Dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen që kanë treguar rreth kësaj lige që besoj se do të jetë shumë e veçantë dhe promotore e basketbollit shqiptar në përgjithësi. Prej ditës së parë kemi hasur në pengesa, por nuk jemi ndalur duke i tejkaluar të gjitha për ta krijuar këtë ligë që është e para mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është moment historik dhe si sporti i parë që po e bëjmë këtë lëvizje shpresoj që të hapim dyert edhe për sportet tjera për një lëvizje të tillë”, deklaroi Fetahu.
Para nënshkrimit të marrëveshjes është mbajtur mbledhja e parë e Bordit Drejtues.
Anëtarë të Bordit Drejtues të Ligës Unike janë: Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, derisa kryetar është zgjedhur Ilir Trebicka, një emër i njohur që ka dhënë shumë kontribut në basketbollin shqiptar apo edhe ikonë e basketbollit shqiptar.
Komentet janë të mbyllura.