Basketboll

GJITHÇKA E GATSHME PËR NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES PËR ”LIGËN UNIKE”

Tiranë(AsistiOnline) – Tashmë gjithçka është gati për ceremoninë zyrtare që do mbahet sonte nga ora 19:00 me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes historike ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për themelimin e Ligës së basketbollit, mes dy shteteve, që do të quhet “Liga UNIKE”.

Ceremonia është organizuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, pasiqë ngjarja e sontme do të mbahet atje, konkretisht në -”Bulevardin Dëshmorët e Kombit, Sheshi Vëllezërit Frashëri, pranë Kullave Binjake’në kryeqytetin e Shqipërisë – Tiranë.

Marrëveshjen do ta nënshkruajnë, Presidenti i FSHB-së, Z. Avni Ponari, kryetari i FBK-së, Z. Arben Fetahu, në praninë e Znj. Besa Shahini, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri dhe Znj. Vlora Dumoshi, Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

AsistiOnline.com me ekipin e vet, po e përcjellë direkt nga vendi i ngjarjes këtë ceremoni dhe për çdo të re, do të ju informojë në kohë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.