PAS DY VAZHDIMEVE, KAMPIONI BARAZON SERINË NDAJ BOSTONIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Toronto Raptors e kanë fituar duelin e gjashtë gjysmëfinal të lindjes ndaj Boston Celtics me shumë vështirësi.
Ekipi i Nick Nurse ka triumfuar ndaj Bostonit me rezultat final, 122-125, por vetëm pas dy palë vazhdimesh, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz, 98-98.
Më meritori në këtë fitore të Raptors ishte Kyle Lowry që realizoi 30 pikë, 8 kërcime e 6 asiste, por u dallua edhe Norman Powell me 23 pikë.
Tek Bostoni s’mjaftuan për fitore, Jaylen Brown me 31 pikë e 16 asiste, por as Marcus Smart me triple-double, 23 pikë, 11 kërcime dhe 10 asiste.
Tash seria e ndeshjeve barazohet në 3-3 dhe sfida e fundit apo ndeshja e 7 që luhet më 12 shtator e përcakton finalistin e dytë të lindjes atje ku i pret Miami Heat.
https://www.youtube.com/watch?v=b4PevgcVJBo&t=36s
Komentet janë të mbyllura.