Basketboll

PONARI: KJO LIGË DO TA DËRGOJ BASKETBOLLIN SHQIPTARË DREJT SUKSESIT DHE JEHONËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe  kreu i Federatës së Basketbollit të Shqipërisë, Avni Ponari është shprehur tejet i lumtur me nënshkrimin zyrtar për krijimin e ligës mbarë kombëtare shqiptare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në fjalimin të cilin e pati ai, para nënshkrimit zyrtar të marrëveshjes u shpreh kështu:

Është një projekt, të cilin e kisha për zemër që nga dita e parë kur u zgjodha në krye te federatës dhe tani kjo liga e përbashkët ka marrë përkrahje nga të gjitha anët. Finalizimi i kësaj lige nuk ishte aspak i lehtë, por jam i bindur se liga unike do t’i bëjë bashkë të gjitha trojet shqiptare dhe promovuese për basketbollin shqiptar. Mendoj se kjo ligë do ta dërgoj basketbollin shqiptar drejt suksesit dhe jehonës”, deklaroi presidenti i FSHB-së.

Para nënshkrimit të marrëveshjes është mbajtur mbledhja e parë e Bordit Drejtues.

Anëtarë të Bordit Drejtues të Ligës Unike janë: Shaqir Totaj, Edmond Biqoku, Elvira Dushku, Korab Llazani, derisa kryetar është zgjedhur Ilir Trebicka, një emër i njohur që ka dhënë shumë kontribut në basketbollin shqiptar apo edhe ikonë e basketbollit shqiptar.

Komentet janë të mbyllura.