Basketboll

PREZANTOHET LOGO E ”LIGËS UNIKE”, NDËRMJET KOSOVËS DHE SHQIPËRISË [FOTO]

Prishtinë(AsistiOnline) – Para pak çasteve është nënshkruajtur edhe zyrtarisht marrëveshja ndërmjet FBK-së dhe FSHB-së, për krijimin e ligës së përbashkët të basketbollit, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e cila do të quhet zyrtarisht ”LIGA UNIKE”.
 
Stafi i AsistiOnline.com gjatë ditës së sotme ka qëndruar në kryeqytetin shqiptar në Tiranë, atje ku edhe është organizuar e tërë ceremonia zyrtare dhe e ka ndjekur nga afër atë, për t’ju informuar direkt dhe ekskluzivisht nga vendi i ngjarjes si çdo herë.
 
Kryeministri i Shqipërisë, z.Edi Rama ishte njeriu i cili e zbuloi i pari logon e kësaj lige që pritet të sjellë risi në basketbollin e të dyja shteteve të cilat në fakt janë sinonim i një kombi shqiptar.
 
LOGO ZYRTARE E ”LIGËS UNIKE”:

Komentet janë të mbyllura.