Basketboll

HEDHET SHORTI: DERBI I MADH I BASKETBOLLIT KOSOVAR NË XHIRON E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës, është hedhur shorti për edicionin e ri të garave në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Në xhiron e parë, fati deshi që të kemi një super-ndeshje me rivalët e moqëm, Peja-Sigal Prishtina që do të jetë ndeshja hapëse e stinorit. Ndërsa në ndeshjen e dytë të javës së parë, do të takohen, Rahoveci dhe Vëllaznimi.

Sfida e tretë e xhiros së parë do të jetë, Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli dhe në sfidën e cila e mbyllë javën e parë, Bashkimi e pret fituesin e duelit të ”play out”-it që nuk është zhvilluar ende, Trepçën ose As Prishtinë.

Superliga e Kosovës, edicioni 2020-21:

Xhiro I

Peja – Sigal Prishtina

Rahoveci – Vëllaznimi

Ponte – Ylli

Bashkimi – Trepça ose As Prishtina

Më vonë do e publikojmë edhe komplet orarin e stinorit të ri, andaj qëndroni me ne.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.