Basketboll

KRYEMINISTRI RAMA: NJË ËNDËRR SHUMËVJEÇARE, TASHMË BËHET REALITET

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ceremoninë zyrtar të nënshkrimit të marrëveshjes për Ligën Unike të basketbollit, dje i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i shtetit shqiptar, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar logon dhe është shprehur se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më shumë, dhe të mos ketë ndarje mes dy vendeve.

Krijimi i Ligës Unike i çon gjërat në nivel tjetër në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta. Kam shpresë dhe besim që kjo do të bëhet shtysë edhe për të tjerët. Aq për më tepër, në sport jemi të mëdhenj të jemi bashkë.

‘Liga e përbashkët e Basketbollit, Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare tashmë bëhet realitet. Liga Unike e Basketbollit është vetëm dallëndyshja e parë, e shumë bashkëpunimeve të ngjashme që do të ndodhin në sporte të tjera. Hapi i radhës është shtrirja e programit të masivizimit të sportit në shkolla në të dy anët e kufirit. Në këtë mënyrë, fëmijët tanë, vëllezër të të njëjtit gjak, do të kenë mundësinë që të njihen dhe bashkëpunojnë përmes sportit që në hapat e parë të jetës së tyre”, tha ndër të tjerash, kryeministri Rama.

Liga do të fillojë në muajin e ardhshëm dhe do të përbëhet nga tetë skuadra, katër më të mirat e Kosovës dhe katër më të mirat e Shqipërisë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.