Basketboll

MINISTRJA DUMOSHI: SUKSES I JASHTËZAKONSHËM DHE ËNDËRR E KAHMOTSHME

Prishtinë(AsistiOnline) – Themelimin e Ligës Unike të basketbollit, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e ka parë si shumë pozitive edhe Ministrja e Sportit e Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi.

Ministrja Dumoshi ishte e nderuar që ishte pjesë e kësaj marrëveshje historike dhe e vlerësoi këtë ligë shumë lartë.

Themelimi i Ligës Unike të Basketbollit është një sukses i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit në sport mes Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Ky është një hap i madh për sportin dhe u ka hapur rrugë edhe sporteve tjera që të fuqizojnë bashkëpunimin ndërmjet federatave përkatëse.

Për mua, si ish-sportiste e punëtore shumëvjeçare sportive dhe si një person që tërë jetën e ka kaluar në sport dhe përkrah tij, krijimi i një gare zyrtare të përbashkët mbarëkombëtare përbën realizim të një ëndrre të kahmotshme. Jam e bindur se të gjithë sportistët nga Kosova ndajnë këtë ndjenjë timen. Kënaqësi që federatat tona nënshkruajnë një marrëveshje që shënon një sukses kaq të madh sportiv mes dy vendeve tona”, deklaroi ministrja Dumoshi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.