Basketboll

BOSTON-MIAMI, FINALJA E LINDJES NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar përballjen vendimtare, apo ndeshjen e 7-të ndaj Toronto Raptors për të kaluar në finale të Konferencës Lindore në NBA.

Ekipi i Bred Steven e mposhti kampionin aktual të NBA-së, Toronto Raptors me shifrat finale të ndeshjes, 92-87 në një ndeshje tejet interesante e cila u vendos në fund të takimit, duke u përcaktuar kështu edhe një finalist i lindjes në NBA.

Në këtë fitore kruaciale të Bostonit mbrëmë, rolin kryesor e patën: Jayson Tatum me 29 pikë, 12 kërcime e 7 asiste, e Jaylen Brown me 21 pikë e 8 kërcime.

Tek Raptors s’mjaftuan për fitore, Fred VanVleet me 20 pikë e as Kyle Lowry me 16 sosh.

Me këtë fitore dhe rezultat të përgjithshëm të serisë prej 4-3, Boston Celtics u kualifikuan në finale të Konferencës Lindore, atje ku i pret Miami Heat.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=tS2UvRyuaxA

Komentet janë të mbyllura.