Basketboll

EKSKLUZIVE: FISNIK RUGOVA VAZHDON KONTRATËN ME SIGAL PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë vendorë i viteve të fundit në Kosovë, Fisnik Rugova e ka vendosur të ardhmen e tij për stinorin e ri.

Rugova e ka konfirmuar ekskluzivisht për AsistiOnline.com, se ka vazhduar bashkëpunimin me ekipin më të trofeshëm në basketbollin e Kosovës, Sigal Prishtinën edhe për një stinor.

Kam vazhduar kontratën me Sigal Prishtinën edhe për një vit. Nuk më kanë munguar ofertat as nga klubet tjera të cilat i falenderoj, por që klubi në të cilin jam zhvilluar dhe rritur si lojtar, ka përparësi jo vetëm për mua, por për çdo basketbollist dhe vendosa të mbetem këtu edhe për një stinor”, u shpreh qendra e spikatur prishtinase.

Të kujtojmë se Rugova përpos Prishtinës, ka luajtur edhe tek Peja për dy sezone(2014-2016), ndërsa në stinorin e fundit 2020/21 me prishtinasit kishte mesatare prej, 9.1 pikëve, 4.9 kërcimeve dhe 1.4 asisteve për ndeshje.

Nga burime të mirë-informuara, AsistiOnline.com ka mësuar, se interesim dhe ofertë serioze për Fisin kishte bërë skuadra e Golden Eagle Yllit, por që në fund ai vendosi për klubin e Prishtinës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.