Basketboll

NUGGETS MPOSHTIN CLIPPERS, SHPRESOJNË NË RIKTHIM

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets e kanë fituar përballjen e pestë ndaj LA Clippers, për të shpresuar në rikthimin e serisë gjysmëfinale të play off-it në NBA.

Nuggets kanë arritur që të mposhtin Clippers me rikthim, kjo pasiqë për tre perioda lojë ishin duke pësuar, por loja e tyre e mirë në çerekun e fundit, bëri që Nuggets ta fitojnë ndeshjen, 111-105.

Jamal Murray me 26 pikë, 8 kërcime e 7 asiste, por edhe Nik Jokic me 22 pikë, 14 kërcime e 5 asiste, u dalluan në këtë fitore të madhe për Nuggets.

Tek Clippers s’mjaftuan për fitore, Kawhi Leonard me 36 pikë, 9 kërcime e 4 asiste, por as Paul George me 26 pikë, 6 kërcime e 6 asiste.

Tash seria e ndeshjeve ngushtohet në 3-2 në të mirë të Clippers, ndërsa ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 13 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=gTFFji1w8ws

Komentet janë të mbyllura.