Basketboll

LAKERS FINALISTËT E PARË TË PERËNDIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers janë finalisti i parë i Konferencës Perëndimore të NBA-së.

Lakers kanë mposhtur edhe në ndeshjen e katërt me radhë, ekipin e Houston Rockets madje kësaj here me rezultat të thellë, 119-96, për të siguruar kështu finalen e Konferencës së tyre.

Si zakonisht LeBron James me 29 pikë, 11 kërcime e 7 asiste, ishte më i merituari në këtë fitore për Lakers, por u dallua edhe Kyle Kuzma me 17 pikë.

Tek Houstoni s’mjaftuan për fitore, Harden me 30 pikë e 6 kërcime e as Green me 13 pikë.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme prej 4-1, Houston Rockets u kualifikuan në finale të Konferencës Perëndimore, atje ku e presin fituesin e duelit, Clippers-Nuggets, ku rezultati aktual i serisë është 3-2 në të mirë të Clippers.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=aQq-xVC6-e8

Komentet janë të mbyllura.