Basketboll

REAL MADRIDI FITON SUPERKUPËN E SPANJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën në finalen e Superkupës spanjolle në mbrëmjen e sontme.

Los Blancos kanë arritur të triumfojnë ndaj Barcelonës me rezultat të ngushtë, 72-67. Në një ndeshje tejet interesante e cila ishte shumë interesante dhe e dha fituesin, vetëm në çerekun e fundit, pasiqë ishte shumë e barabartë përgjatë gjithë kohës.

Në këtë fitore që i solli Superkupën e Spanjës, tek Reali u dalluan: Facundo Campazo me 21 pikë, si dhe Alberto Abalade e Gabriel Deck me nga 11 pikë.

Tek Barca u dalluan, Nikolla Mirotiç me 22 pikë, Brandon Davis me 12 pikë e Nick Calathes me 11 sosh, por që s’mjaftuan për fitore.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.