Basketboll

SUPER-NDESHJE NGA NUGGETS, SERIA SHKON NË NDESHJEN E 7-TË

Prishtinë(AsistiOnline) -Denver Nuggets i kanë thyer pritshmëritë e analistëve të NBA-së dhe kanë dërguar serinë gjysmëfinale të lindjes me Clippers në ndeshjen e shtatë.

Denver Nuggets të prirë nga super’dyshja Murray-Jokic, kanë mposhtur La Clippersat e Dock Riversit me rezultat, 106-98 në ndeshjen e gjashtë të serisë dhe kështu tash mund të shpresojnë finalen e perëndimit në ndeshjen e shtatë.

Serbi Nikola Jokic me performancë fantastike prej 34 pikëve, 14 kërcimeve e 7 asisteve, ishte më i merituari për këtë fitore të madhe të Denverit sonte, i ndihmuar edhe nga Jamal Murray që realizoi, 21 pikë, 5 asiste e 5 kërcime.

Në anën tjetër tek Clippers s’mjaftuan për fitore, Paul George me 3 pikë e as Kawhi Leonard me 25 sosh.

Me këtë fitore të Denverit sonte, seria e ndeshjeve barazohet në 3-3 dhe tash finalisti i dytë i perëndimit caktohet në ndeshjen e shtatë që luhet të mërkurën.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.