PRIZRENI TRANSFERON NJË PLEJMEJKER, KOMPLETON TRANSFERET E HUAJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizreni e ka kompletuar listën me lojtarët e huaj për edicionin 2020/21.
Skuadra që drejtohet nga Arbnor Rifati, ka njoftuar sot se ka nënshkruajtur marrëveshje bashkëpunimi me plejmejkerin amerikan, Justin Jones me të cilin edhe e ka mbyllur merkaton sa i përket transfereve të huaja, por jo edhe me vendorë.
”Fundori Amerikan, Justin Jones nga sot është pjesë i ekipit tonë për edicionin 2020/21. Pas Ty Nichols, Josh Martin , me Justin Jones skuadra jonë përfundon transferet e huaja. Edhe njëherë po e potencojmë se skuadra ka kryer transferimin e lojtarëve të huaj dhe vendorë, përjashtim të vetmit një lojtarë vendorë i cili do prezentohet gjatë javës dhe këtu merr fund lista e lojtarëve të propozuara nga dy trajnerët tonë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.
Justin Jones i gjatë 1.85 cm luan në pozitat fundore (1&2) . Amerikani vjen nga liga NCAA II ku skuadra e tij e fundit ishte PNC dhe kishte mesatare prej 19 pikëve për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.