Basketboll

MIAMI MPOSHT BOSTONIN DHE FILLON ME FITORE FINALEN

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e ka nisur me fitore serinë finale të Konferencës Lindore në NBA.

Në fakt fituesi i këtij dueli u përcaktua vetëm pas vazhdimeve, pasiqë koha e rregullt përfundoi baraz(106-106), ndërsa në vazhdime triumfoi skuadra e Heat shumë ngushtë, 114-117.

Goran Dragic me 29 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, Jae Crowder me 22 pikë, si dhe Jimmy Butler me 20 pikë, u dalluan në këtë fitore të Miamit.

Tek Bostoni s’mjaftuan për fitore, Jayson Tatum me 30 pikë e 14 kërcime, por as Marcus Smart me 26 pikë.

Ndeshja e dytë e kësaj serie luhet më 18 shtator.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.