Basketboll

EKSKLUZIVE: ALTIN MORINA AFËR KALIMIT TE SIGAL PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prizrenas, Altin Morina që ditë më parë e konfirmoi ndarjen me klubin e Rahovecit, është afër të bëhet me skuadër të re.

28 vjeçari nga Prizreni, shumë shpejtë pritet të vendosë se për cilën skuadër do të luaj për edicionin e ri dhe siç ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, Morina është shumë afër marrëveshjes me ekipin më të trofeshëm kosovar, Sigal Prishtinën dhe për ujdinë e arritur gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.

Me Rahovecin, Morina pati mesatare prej 8.9 pikë, 5.3 asiste dhe 2.9 kërcime për ndeshje në stinorin që e lamë pas. Ndërsa të kujtojmë se basketbollisti prizrenas luajti tek Sigal Prishtina edhe në stinorin 2018/19 dhe pati mesatare prej, 5.0 pikëve, 3.2 asiste dhe 2.2 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.