ERION NIXHA NË DARUSSAFAKA TË TURQISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti 13 vjeqar i gjatë 183 cm, Erion Nixha që vije nga qyteti i Prizrenit, dje edhe zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit të njohur nga Stambolli i Turqisë, Darussafaka, për gjeneratat e reja.
Erion Nixha sa ishte në Kosovë ishte pjesë e klubit basketbollistik Kalaja nga Prizreni, dhe tani aventura e tij e re do jetë në skuadrën e njohur turke të Darussafakës, e që është një sfidë e rëndësishme për karrierën dhe të ardhmen e Erionit.
Sipas burimeve të AsistiOnline.com ishte pikërisht trajneri i ekipit të parë të Darusafakës, Selçuk Ernak i cili ka emëruar Erion Nixhën si pjesë e ekipit turk që vitin e kaluar ishte gjysëmfinalist i EuroCup, ndërsa më herët ishte edhe pjesë e Euroligës. Selçuk Ernak është trajner i parë i Darussafakas dhe një ndër trajnerët më me famë në Turqi dhe Europë.
Sipas njerëzve që menagjojnë me dokumentet e Erionit, trajneri i parë i Darussafakas ka lavdëruar tejet shumë për fillim djaloshin nga Kosova, ”Jam i habitur me aftësitë e Erionit, ka një shut dhe vizion për basketbollin, nëse vazhdon me stërvitje të sistemuara, ai pas disa vitesh shpresoj se do të jetë një ndër lojtarët më të mëdhenjë evropianë dhe botërorë”.
Kosova dëshmon se ka talenta dhe sportistë kulminantë që përherë do jenë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës, ku pa dyshim shpresojmë që edhe Erioni do jetë nga ata që do na bën krenar të gjithëve e në veqanti komunitetin e basketbollit. Stafi i AsistitOnline i dëshiron së pari shëndet, fat dhe suksese, Erionit në vazhdim të rrugëtimit të tij sportiv!
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.