Basketboll

JAMES SHPREHET ME RESPEKT PËR DENVERIN, PARA TAKIMIT TË PARË FINAL

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i NBA-së dhe i LA Lakers, LeBron James ka folur për kundërshtarin e ekipit të tij, Denver Nuggets me të cilët do të kenë përballjen e parë finale në Konferencën Perëndimore, sonte pas mesnatës.
 
James ka shprehur publikisht respekt të madh për ekipin e Denver Nuggets, përpara ndeshjes së 1-rë finale të Konferencës Perëndimore duke i vlerësuar si ekip me karakter shumë të fortë.
 
Ekip shumë elastik, shumë i sigurt, shumë i drejtuar, shumë i stërvitur. Duhet shumë energji, përpjekje, shumë mundim që të jesh në gjendje të kthehesh nga deficiti 3-1, por ata e bënë, madje atë dy herë. Pra, niveli i respektit është jashtë kësaj bote për atë që kemi për këtë klub. Kështu po hyjmë në këtë seri: të kuptojmë se për çfarë janë të aftë dhe ku qëndrojnë”, u shpreh James për ESPN.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.