PËR TË DYTIN VIT RADHAZI, ANTETOKOUNMPO ZGJEDHET MVP
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti grek, Giannis Antetokounmpo është përzgjedhur MVP i NBA-së, për vitin e dytë me radhë.
Super-ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo ka fituar çmimin e MVP-së për herë të dytë me radhë në NBA, njoftoi liga vetë liga amerikane sot.
Giannis tani bashkohet me një listë elitare të lojtarëve për të fituar MVP të njëpasnjëshme, duke përfshirë Bill Russell, Wilt Chamberlain, Kareem Abdul-Jabbar, Moses Malone, Larry Bird, Magic Johnson, Michael Jordan, Tim Duncan, Steve Nash, Tim Duncan, LeBron James dhe Stephen Curry.
Giannis mori 85 nga 101 vota në votimin për MVP-në e stinorit.
“Mos më thirr MVP derisa të jem kampion. Për sa kohë që të gjithë janë në të njëjtën faqe dhe luftojnë çdo ditë për të qenë një kampion, nuk e shoh pse të mos jem në Milwaukee për 15 vitet e ardhshme“, tha Antetokounmpo pas zgjedhjes si MVP.
Greku me Bucks këtë stinor, ka pasur mesatare prej, 29.5 pikë, 13.6 kërcime, 5.6 asistime, një vjedhje dhe një bllok për ndeshje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.