Basketboll

DREJTUESIT E PONTE PRIZRENIT PO INSISTOJNË PËR PJESËMARRJE NË LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni është një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës në basketbollin e Kosovës me të vetmin qëllim, sukseset.

Klubi nga Prizreni ditëve të fundit ka dalur me një propozim, ku po kërkon nga FBK-ja, që të rishqyrtohen seriozisht ekipet pjesëmarrëse nga Kosova, për të luajtur ”Ligën Unike”, sepse sipas tyre lënia e Ponte Prizrenit jashtë kësaj gare, duke parë organizimin përbrenda skuadrës, është një gabim i madh.

Ne si KB Ponte Prizreni, kemi përcjellur nga afër ngjarjet dhe rrjedhën e forminit të kësaj lige. Edhe njëherë konstatojmë se Federata e Basketbollit tonë, duhet me kujdes të rishqyrtojë pjesëmarrësit e Ligës Unike nga Superliga e Kosovës.

Liga përfundoi para kohës për shkak të pandemisë. Diferenca me pikë mes 6 skuadrave të para ka qenë minimale. Rekomandimi jonë për FBK-në, është që pjesëmarrësit të licensohen në bazë të këtyre gjërave: bugjetit, fondit të lojtarëve, organizimit para-sezonal etj. Këtë formë e bën Euroliga, Eurocup, ABA Liga etj. Çdo punë e bërë duhet të ketë një çmim. Ne si klub kemi qenë shumë aktiv si në organizim dhe transfere dhe jemi gatshëm për çdo sfidë.

Qëllimi dhe politika e klubit është të luajmë në dy fronte me dëshirë në Ligë Unike ose të detyruar në Ballkan Ligë. Është interes i basketbollit tonë të mos na përfaqësojnë ekipet që se kanë lëvizur, më të voglin “gurë” apo ekipet që kan borgje e obligime ndaj lojtarëve, kjo veçse e zbeh këtë projekt madhorë”, thuhet në kërkesën e Ponte Prizrenit, drejtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Të kujtojmë se Ponte Prizreni është një nga dy skuadrat më aktive në merkaton e verës sivjet, duke rinovuar bashkëpunimin me shuimicën e lojtarëve kyçë nga edicioni i kaluar si: Urim Zenelaj, Blend Matoshi, Qëndrim Ajazaj, Mendrit Ademi, Ty Nichols , Leorit Morina, Ensar Muriqi, Endrit Shemsedini, Edison Krasniqi, Jon Pirana si dhe ka transferuar në skuadër dy lojtarë të huaj, Josh Martin e Justin Jones. Ndërsa ekipin do ta udhëheqin edhe për një stinor dyshja e trajnerëve, Arbnor Rifati dhe Edin Kërveshi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.