Basketboll

PIKËSHËNUESI MË I MIRË I SUPERLIGËS SË KOSOVËS, BËHET ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë të huaj, përgjatë edicionit të kaluar në basketbollin e Kosovës, DeMarcus Stuckey jr, është bërë me skuadër të re për stinorin e ri.

Stuckey që gjatë vjeshtës luajti për skuadrën e Lipjanit, është transferuar tek skuadra elitare qipriote, ”Enosis Neon Paralimni”.

Të kujtojmë se Stuckey, mbetet pikëshënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës për edicionin 2019/20, ndërsa me Lipjanin kishte mesatare impresionuese prej, 28.6 pikë, 6.9 asiste dhe 6.0 kërcime për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.