Basketboll

OLIMPIAKOS VAZHDON KONTRATËN ME YLLIN KRYESOR TË SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e madhe greke, Olimpiakos vazhdoi kontratën me yllin kryesor të skuadrës, Kostas Papanikolaou me një zgjatje tre-vjeçare, njoftoi klubi grek sot. Kontrata aktuale e Papanikolaou me klubin grek ishte caktuar të skadonte në 2021.

Papanikolaou e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij profesionale me Olimpiakos. Ai së pari u bashkua me ekipin në 2009 dhe ishte një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës që fitoi kampionatin e Euroligës për dy vite rresht, 2012 dhe 2013. Papanikolaou më pas u transferua në Barcelona dhe gjithashtu kishte një periudhë loje në NBA me Houston Rockets dhe Denver Nuggets.

Në vitin 2016, Papanikolaou u kthye në Olimpiakos dhe që prej asaj kohe ka mbetur me ekipin ku u rrit si lojtar. 30-vjeçari deri para anulimit të stinorit që lamë pas(2019/20) kishte mesatare prej, 8.5 pikë, 3.6 asistime, 1.5 asistime dhe 1.4 vjedhje topash për ndeshje në Euroligë.

Si lojtar i Olimpiakos, Papanikolaou ka fituar edhe Ligën Greke më 2012 dhe 2016, së bashku me Kupën Greke në 2010.

/AsistiOnline.com/

credits: Olympiacos B.C.

Komentet janë të mbyllura.