Basketboll

STINORI I RI NË NBA, MUND TË MOS FILLOJ DERI NË VITIN 2021

Prishtinë(AsistiOnline) – Duket se sezoni i ri i NBA nuk do të fillojë deri në vitin 2021.

Komisioneri i NBA-së, Adam Silver thotë se ai mendon që sezoni 2020-2021 i NBA nuk do të fillojë para janarit. Dhe ky do të jetë skenari “më i hershëm”.

Supozimi im më i mirë është se edhe pse do të jetë sezoni 2020-21, ai sezon nuk do të fillojë deri në vitin 2021“, tha Silver për CNN. Komisioneri i garës përmendi gjithashtu se qëllimi për stinorin, 2020-2021 është që të ketë paketën e plotë të sezonit të rregullt prej 82 ndeshjeve.

Ditë më parë ishte raportuar se NBA po konsideron Krishtlindjet si një ditë potenciale fillestare për fillimin e sezonit të ri, 2020-2021.

Një sezon në NBA me 82 ndeshje në 2020-2021 që nuk do të fillojë deri në janar, mund të krijojë komplikime me pjesëmarrjen e lojtarëve të ligës së NBA në Lojërat Olimpike. Meqenëse turneu i basketbollit i Lojërave Olimpike 2021 është planifikuar të fillojë në 24 korrik, do të jetë praktikisht e pamundur që të marrë pjesë ndonjë lojtar i NBA, veçanërisht ata të ekipeve që do të luajnë në ”play-off”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.