Basketboll

ZGJEDHEN STRUKTURAT E REJA TË RAHOVECIT, BORDI DHE KRYETARI

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas telasheve të shumta financiare dhe dorëheqjes nga struktura e vjetër që e udhëhiqte, KB Rahoveci tashmë është kompletuar me bord dhe kryetar të ri, që do ti prijnë skuadrës për edicionin e ardhshëm.

Sipas asaj që ka mësuar AsistiOnline.com, nga burime të besueshme pranë skuadrës “vreshtare”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të klubit të mbajtur dje, kryetar i skuadrës është rizgjedhur, Alban Rama, ndërsa anëtarë të bordit janë zgjedhur si vijon:

Besart Zeka, Adrian Sharku, Xhihad Vuçitërna, Jusuf Dërmala, Destan Kërçagu, Bedri Sylka, Isa Rama, Florim Haxhimeri dhe Blerim Delibeqa.

Pas zgjedhjes së strukturave të reja drejtuese, skuadra e Rahovecit pritet të nisë nga sot mobilizimin për edicionin e ri, i cili pritet të jetë shumë sfidues dhe aspak i lehtë për ta, për faktin se tashmë nga ekipi “vreshtar”, tashmë janë larguar disa nga lojtarët bazë të edicionit të kaluar dhe koha për zëvendësimin e tyre do të jetë shumë e shkurtë, por bordi dhe kryetari i ri i ekipit do të mundohen të japin maksimumin që të kompletojnë ekipin për edicionin e ri garues.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.