Basketboll

NUGGETS FITOJNË DHE NGUSHTOJNË SERINË NDAJ LAKERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets kanë arritur të fitojnë ndeshjen e tretë finale të perëndimit dhe të ngushtojnë avantazhin e serisë ndaj LA Lakers.

Ekipi i Michael Malone e ka mposhtur ekipin e Lakers, që udhëheqet nga Frank Vogel me rezultat, 114-106, në një ndeshje tejet interesante në të cilën për fitore, më të përqëndruar kësaj radhe ishin lojtarët e Denverit.

Individët kryesorë në këtë fitore të Nuggets mbrëmë ishin, i zakonshmi Jamal Murray që shkëlqeu edhe në këtë takim me 28 pikë, 12 asiste e 8 kërcime, i ndihmuar edhe nga Jeremi Grant me 26 pikë.

Tek Lakers s’mjaftoi për fitore, super-ylli LeBron James me shifrat magjike triple-double, 30 pikë, 11 asiste e 10 kërcime.

Tash rezultati i serisë ngushtohet në 2-1, në të mirë të Lakers dhe ndeshja e katërt e serisë luhet më 25 shtator.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.