Basketboll

KY DO TË JETË FORMATI I GARËS FINALE NË LIGËN UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Siç ju raportuam minuta më herët, ditën e sotme është mbajtur mbledhja e parë zyrtare e Bordit të Ligës Unike të basketbollit, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë takim është biseduar për fillimin dhe rrjedhën e Ligës Unike, derisa janë marrë vendime të rëndësishme për zhvillimin e kësaj lige e cila pritet të jetë shumë tërheqëse për publikun.

Liga Unike pritet të fillojë në fund të muajit tetor, përderisa sa i përket formatit të saj, dy skuadrat e para në renditje kualifikohen në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse për dy vendet tjera do të garojnë 3 vs. 6 dhe 4 vs. 5 dhe me ndeshjet gjysmëfinale do të përcaktohen edhe finalistët e garës nga të cilët nxjerret fituesi i Ligës.

Nga Kosova pritet të jenë pjesëmarrëse, Prishtina, Rahoveci, Ylli dhe Peja. Përderisa nga Shqipëria, Teuta, Goga Basket, Tirana dhe Vllaznia. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.