MBAHET MBLEDHJA E PARË ZYRTARE E BORDIT TË LIGËS UNIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Me seli të zyreve në Prishtinë, është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të Ligës Unike të basketbollit, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë takim është biseduar për fillimin dhe rrjedhën e Ligës Unike, derisa janë marrë vendime të rëndësishme për zhvillimin e kësaj lige. Dhe në njoftimin e FBK-së thuhet se, entuziazmi dhe dëshira janë të mëdha për fillimin e Ligës, ku do të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi, si dhe legjenda e basketbollit shqiptar, Vaso Shaka.
Liga Unike pritet të fillojë në fund të muajit tetor dhe pritet të jetë shum atraktive për publikun mbarë-shqiptarë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.