Basketboll

DAVIS NË DYSHIM PËR NDESHJEN E SONTME

Prishtinë(AsistiOnline) – Super-ylli i Los Angeles Lakers, Anthony Davis është në dyshim për t’u paraqitur për ndeshjen e sontme ndaj Denver Nuggets.

Los Angeles Lakers e kanë listuar zyrtarisht yllin e ekipit, Anthony Davis si të diskutueshëm për lojën e pestë finale të perëndimit ndaj Nuggets, për shkak të kyçit të majtë të ndrydhur të këmbës dhe me gjasë nuk do të paraqitet në këtë takim tejet të rëndësishme për ekipin e Frank Vogel.

Së bashku me LeBron James, Davis është lojtari kryesor i Lakers për arritjen e tyre deri në finale të Konferencës.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.