Basketboll

EKSKLUZIVE: NENO PLLANTAK TRAJNER I TREPÇËS EDHE PËR NJË STINOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Më në fund kanë ardhur sinjale pozitive për riorganizim edhe tek njëra prej ekipeve më me renome në basketbollin e Kosovës, Trepça e Mitrovicës.

”Xehtarët” tashmë kanë zgjedhur trajnerin për stinorin e ri me të cilin fillimisht do të kërkojnë mbetjen në Superligë, nëpërmjet ”play out”-it dhe më pastaj edhe të kenë paraqitje dinjitoze në Superligën e Kosovës.

Trepça në stinorin e ri do të drejtohet nga trajneri kroat me përvojë të madhe, Neven Plantak i cili vazhdimin e kontratës me Trepçën e konfirmoi ekskluzivisht për AsistiOnline.com

Po me Trepçën jemi pajtuar për vazhdim kontrate dhe besoj që do na ecën mbarë, do nisim përgatitjet që të sigurojmë fillimisht mbetjen në elitë dhe më pastaj do vazhdojmë tutje”, tha shkurtimisht tekniku kroat që në pjesën e parë të stinorit të kaluar, drejtoi fillimisht Rahovecin dhe pastaj në pjesën e dytë, erdhi te Trepça.

Tek Trepça pritet të ketë sinjale pozitive edhe sa i përket kompletimit të rosterit për edicionin e ri, ku fillimisht do ta kenë ndeshjen e ”play out”-it me As Prishtinën e më pas të mendojnë për më shumë.

 /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.