Basketboll

FENERI E NISË ME FITORE, POR SI DEBUTOI KENAN SPAHIU

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me renome dhe prejardhje nga Kosova, Kenan Spahiu e ka nisur kampionatin e ri turk, me skuadrën e Fenerbahçes.
 
Ekipi i Fenerit që ka pësuar ndryshime rrënjësore, përfshirë edhe trajnerin, fitoi si vendas në ndeshjen e parë hapëse të stinorit të ri në Superligën e Turqisë, duke triumfuar ndaj OGM Ormanspor me rezultat të thellë, 105-72.
 
Në këtë sfidë, për gjigantin turk luajti edhe shqiptari, Kenan Spahiu që për 12 minuta lojë, realizoi 4 pikë, 5 asiste e 1 kërcim.
Të kujtojmë se Spahiu tek Feneri u transferua sivjet nga skuadra spanjolle, Real Betis.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.