Basketboll

MË NË FUND: JEPET LEJA PËR LEJMIN E STËRVITJEVE TË KLUBEVE KOSOVARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Qeveria e Kosovës dje përfundimisht ka vendosur që të lejojë zhvillimin e aktiviteteve sportive në ambiente të hapura dhe të mbyllura që përfshin edhe palestrat ku zhvillojnë stërvitjet klubet e basketbollit.

Në pikat 14 dhe 15 thuhet se gjatë zhvillimit të përgatitjeve dhe garave, duhet të zbatohen masat e parapara për mbrojtje ndaj pandemisë Covid 19.

Por çfarë thotë pika 14 e lëshuar nga Qeveria, për lejimin e aktiviteteve sportive në vend:

‘Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sportet individuale; në hapësirat e mbyllura gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona ndërsa në organizimin e garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona gjithmonë duke u bazuar në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive dhe në hapësirat e hapura sportive”, thuhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Më në fund klubet e basketbollit të Kosovës, mund ti fillojnë stërvitjet në palestrat tona, për faktin se shumica prej tyre kishin paralajmëruar se janë gati dhe vetëm po e presin lirimin e masave kundër pandemisë, për ti filluar përgatitjet.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.