Basketboll

EKSKLUZIVE: KY ËSHTË LOJTARI I PARË I HUAJ I VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e promovuar sivjet në Superligën e Kosovës në Basketboll, Vëllaznimi i Gjakovës më në fund e ka nisur me përforcime për stinorin e ri.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se gjakovarët kanë përfunduar marrëveshjen me basketbollin e parë të huaj, që luan në pozitën e organizatorit dhe është një lojtar shumë produktiv për skuadrën.

Bëhet fjalë për amerikanin, Trent Baker që së fundmi luajti në kolegjin amerikan, ”CBC” me një mesatare prej 23.5 pikëve , 6 kërcime dhe 3.5 asistime për lojë.

Tek ekipi gjakovar merkato nuk pritet të mbyllet me kaq, ky është një nga shumë përforcimet e tjera që do të zyrtarizohen gjatë javës tek ta.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.