Basketboll

ISH-YLLI I PRISHTINËS, BËHET ME SKUADËR TË RE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës para dy stinorëve, A.J Davis për ju që e mbani mend, është bërë me skuadër të re për edicionin 2020/21.

Davis është transferuar tek skuadra e njohur elitare suedeze, BC Lulea, njoftoi vetë ekipi suedez ditën e djeshme.

Davis luajti me Prishtinën në stinorin 2018/19, madje edhe në garën prestigjioze të Champions League ku kishte mesatare prej, 21.0 pikë, 7.0 kërcime dhe 1.0 asiste për ndeshje, ndërsa në elitën kosovare pati mesatare prej, 8.3 pikë, 5.7 kërcime dhe dhe 1.9 asiste për ndeshje.

Vlen të ceket se A.J Davis është djali i legjendës Antonio Davis, ish yllit të basketbollit amerikan.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.