Basketboll

KRESHNIK AVDIJA PËRFORCIMI I PARË VENDOR I VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit të Gjakovës e ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë të skuadrës, për edicionin e ri në të cilin do të luaj në Superligën e Kosovës.

Gjakovarët kanë njoftuar para pak çasteve në faqen e tyre zyrtare në Facebook, se kanë rikthyer në skuadër talentin gjakovar, Kreshnik Avdija i cili deri më tani luajti në kolegjin amerikan ”Sierra”.

Kreshnik Avdija rikthehet ne ekipin kuq e zi pas dy viteve që ishte pjesë e kolegjit amerikan Sierra College. Avdija luan pozitat 2/3/4 dhe do të jet gati për sezonin e ri. Nuk do mbyllet me kaq!”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.