FBK-JA BËN THIRRJE QË TË RESPEKTOHEN RREGULLAT, NË TË KUNDËRTËN…
Federata e Basketbollit e Kosovës, nëpërmjet një njoftimi në sajtin zyrtar, ju ka bërë thirrje të gjitha klubeve, lojtarëve, trajnerëve, si dhe të gjithë personave që janë të angazhuar në basketboll, që të respektojnë rregullat dhe të mos vjen deri te mbyllja e sërishme e palestrave.
Qeveria e Kosovës të premten mbrëma ka vendosur që të lejojë aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura. Nëse nuk respektohen rregullat, do të vjen deri te mbyllja. Në njoftim tutje, thuhet se FBK-ja ju ka dërguar klubeve Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit, ku janë të qarta udhëzimet se si duhet të stërviten klubet dhe më pas si do të jenë ndeshjet kur do të fillojnë garat zyrtare. Udhëzuesi ndodhet edhe uebsajtin zyrtar të FBK-së.
Në mënyrë që të mos vjen deri te mbyllja e sërishme e palestrave dhe garave, të gjitha klubet duhet të respektojnë masat që ndodhen në këtë udhëzues.
Duke respektuar rregullat, ne mbrojmë njëri-tjetrin, por edhe do të zhvillojmë aktivitetet sportive, si në vendet tjera, ku rregullat respektohen me përpikëri.
Komentet janë të mbyllura.