Basketboll

FBK SHTYEN EDHE AFATIN KALIMTAR PËR BASKETBOLLISTË/E

Prishtinë(AsistiOnline) – Një prej vendimeve të sotme të Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka qenë edhe shtyerja e afatit kalimtar për basketbollistë/e.

Me shtyerjen e edicionit të ri të garave, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që ta shtyej për 1 javë edhe afatin për transferime i cili me vendimin e ri do të mbyllet më 5 Tetor në ora 16:00 e jo sot, ashtu sikurse ishte paraparë më herët.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.