KLUBI I YLLIT I PAKËNAQUR ME SHTYERJEN E STINORIT DHE AFATIT KALIMTAR
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit, çaste më parë nëpërmjet një njoftimi zyrtar për media, ka reaguar për vendimet e sotme të bordit të FBK-së, që të shtyehet afati kalimtar, por edhe nisja e edicionit të ri.
Në vijim ju sjellim reagimin e plotë dhe pa ndërhyrje të skuadrës së Yllit:
”Federata vendos shtyrjen e këtyre kompeticioneve për arsyen “që të kenë kohë ekipet për pergaditje më të mirë”‼️
Jemi OK deri në këtë pikë, por një gjë duhet ta dijmë qe ata lojtar dhe ekipe nuk jan supermen dhe superskuadra qe do të jenë gatshme pas një jave‼️
Kujt po i përshtatet kjo shtyrje⁉️
Pse duhet të shtyhet afati kalimtar⁉️
A mendoni ju, që ka edhe prej atyre ekipeve që një ditë e vetme kushton goxha shum⁉️
Ja ku jemi me basketbollin e sportin në përgjithsi sepse punojm sa për sy e faqe që të dukemi mirë”, thuhet në reagimin e klubit nga Theranda.
Të kujtojmë se skuadra e Yllit, sivjet është më e përforcuara me lojtarë në merkaton e basketbollit tonë dhe pretendon titullin e kampionit, por edhe titullin e Ligës Unike dhe trofetë e tjerë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.