Basketboll

MIAMI-LAKERS, FINALJA E MADHE E NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitoren e mbrëmshme ndaj Boston Celtics, Miami Heat kanë arritur në finalen e përgjthshme të NBA-së.

Heat kanë arritur të triumfojnë ndaj Celtics, 125-113 në ndeshjen e gjashtë të serisë finale të lindjes mes këtyre skuadrave.

Për këtë fitore shumë të vlefshme të Miamit, rolin kryesor e patën, Bam Adebayo me double-double, 32 pikë e 14 asiste, si dhe Jimmy Butler me 22 pikë.

Tek Celtics s’mjaftuan për fitore, Jaylen Brown me 26 pikë e as Jayson Tatum me 24 sosh.

Me seri të përgjithshme prej, 4-2 Miami Heat e mposhtën ekipin e Boston Celtics dhe për herë të parë që nga viti 2014 u bënë kampion i Konferencës Lindore. Në finalen e madhe, Miami do të takohet me Los Angeles Lakers. Ndeshja e parë luhet më 1 tetor në ora 03:00.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.