Basketboll

PUBLIKOHEN DATAT ZYRTARE PËR NDESHJET SUPERKUPËS SË KOSOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit në një mbledhje të mbajtur ditën e sotme, ka vendosur për datat zyrtare të zhvillimit të ndeshjeve të Superkupës së Kosovës, të cilat pritet të luhen këtë muaj.

Bordi i FBK-së sot ka vendosur që turneu i Superkupës së Kosovës të zhvillohet prej 21 deri më 25 Tetor.

Të kujtojmë se Superkupa e Kosovës për edicionin 2020/21, sivjet do të zhvillohet në formë turneu me të gjitha ekipet e Superligës, ndërsa në konkurencën e femrave, do të takohen finalistët, Bashkimi – Prishtina.

Fitues i fundit i Superkupës së Kosovës në edicionin e fundit tek meshkujt ishte Prishtina, ndërsa tek femrat Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.