Basketboll

VËLLAZNIMI VAZHDON KONTRATAT E TRE BASKETBOLLISTËVE VENDORË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit po vazhdon edhe sot me kompletimin e ekipit për stinorin e ri, në të cilin do të luaj në Superligë, pas inkuadrimit nga Liga e parë.

Gjakovarët para pak çasteve, kanë njoftuar se kanë vazhduar kontratat me tre basketbollistët e stinorit të kaluar, Roni Koshi, Bujar Çeku e Arion Balluku.

Roni Koshi është basketbollist që luan në pozitat 2/3 dhe në sezonin që lamë pas, me Vëllaznimin arriti të realizoj gjithsej 52 pikë , 19 asistime dhe 14 kërcime.

Bujar Çeku ishte një prej lojtarëve kyç dhe kualitativ të gjakovarëve në stinorin e shkuar, duke realizuar gjithsej 158 pikë , 19 asistime dhe 136 kërcime për ekipin.

Dhe Arion Balluku që paoashtu ishte ndër më meritorët për inkuadrimin e Vëllaznimit në Superligë, duke realizuar gjithsej 217 pikë dhe 103 asistime.

Tek Vëllaznimi pritet të kemi edhe dy ardhje të reja të huaja, si dhe emërimin e trajnerit që poashtu do të jetë i huaj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.