Basketboll

EKSKLUZIVE: LJUPCO MALINKOV EMËROHET KRYETRAJNER I VËLLAZNIMIT TË GJAKOVËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit e ka emëruar trajnerin e ri që do ti prijë skuadrës gjakovare në Superligë, për edicionin e ri të garave 2020/21.

Bëhet fjalë për trajnerin e mirënjohur maqedonas, Ljupco Malinkov i cili e ka konfirmuar ekskluzivisht për AsistiOnline.com, se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit nga Gjakova dhe do të jetë trajner i skuadrës së Vëllaznimit për stinorin 2020/21.

Po është e vërtetë se kam marr drejtimin e skuadrës së Vëllaznimit për çka i falenderoi krerët e skuadrës, do të nisim punën shumë shpejtë dhe normalisht që besoj se do ti arrijmë objektivat tona, me vullnet, punë dhe angazhim”, u shpreh Malinkov shkurtimisht për AsistiOnline.com

37 vjeçari i lindur në Kavadarci të Maqedonisë së Veriut, që shërben si ndihmës-trajner i parë në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, karrierën si trajner fillimisht e kishte nisur si ndihmës tek skuadra maqedonase, Feni Industries(2006-2013), ndërsa nga viti 2013 e mori rolin e kryetrajnerit tek e njejta skuadër deri më 2019 dhe në stinorin e fundit e drejtoi skuadrën tjetër maqedonase, Pelister.

Të kujtojmë se skuadra e Vëllaznimit që sivjet u inkuadra në Superligë si kampione, është përforcuar me disa lojtarë vendorë dhe një të huaj, përderisa në ditët në vijim pritet ti transferojë edhe dy lojtarë të huaj.

/AsistiOnline.com/ 

Komentet janë të mbyllura.