Basketboll

KARANEZI EDHE PËR NJË STINOR TE BASHKIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit të Prizrenit po vazhdon me kompletimin e skuadrës për stinorin e ri, pak ditë para se të mbyllet afati kalimtar i transfereve.

Në vazhdën e rinovimeve të kontratave me lojtarët nga viti i kaluar, AsistiOnline.com ka mësuar se prizrenasit kanë arritur marrëveshje me lojtarin që edhe në edicionin e kaluar mbrojti ngjyrat e portokallinjëve, Ujkan Karanezi i cili do të mbetet pjesë e tyre edhe për një stinor.

Po kam vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Bashkimit edhe për një stinor, besoj që do ti arrijmë synimet që kemi për këtë edicion”, u shpreh 25 vjeçari për AsistiOnline.com

Ujkani me skuadrën e Bashkimit në stinorin 2019/20, kishte mesatare prej, 9.6 pikëve, 6.6 kërcimeve dhe dhe 1.5 asisteve për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.